Një aksident ka ndodhur këtë të diel në lagjen “Partizani” në Vlorë ku një 27-vjeçare, drejtuese e një mjeti tip “Benz” ka përplasur një këmbësor, 62-vjeçar.
Ky i fundit është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës, ku dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.