Situata me zjarrin e rënë në qendrën tregtare në Lushnje vijon të jetë problematike ku deri më tani raportohet se mbi 28 persona janë dërguar në spital për shkak të asfiksimit.
Edhe pse kanë nisur evakuimet nga qendra tregtare dhe pallatet ngjitur me të, ende nuk dihet se sa është numri i personave të bllokuar.
Mes të transportuarve janë mësohet se janë 2 fëmijë dhe dy efektivë të policisë.
Këta të fundit janë asfiksuar ndërsa kanë marrë pjesë në operacionet e shpëtimit të personave të bllokuar në ndërtesë. Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
“Kam shokët e mi lart, po thyejnë xhamat!” Zjarri në Lushnje, flasin qytetarët