-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Incident në aeroport, bllokohet avioni i dyshuar për trafikim të qenieve njerëzore

Kryesoret

Autoritetet franceze bllokuan për katër ditë një avion të nisur nga India me 276 pasagjerë në bord nën dyshimet për trafikim të qenieve njerëzore. Pasagjerët ishin nisur për në Nikaragua.

Gazetarët e agjencisë së lajmeve “Associated Press” jashtë aeroportit Vatry në rajonin ‘Champagne’ njoftuan se kishin parë një avion, që i përket kompanisë “Legend Airlines” të ngrihej pasi ekuipazhi dhe pasagjerët hipën në aeroplan.

Administrata rajonale njoftoi se 276 nga 303 pasagjerët e mbërritur nga India ishin rrugës për në Mumbai dhe se 25 të tjerë kërkuan azil në Francë. Pasagjerët që qëndruan në Francë u dërguan në një zonë të posaçme për azilkërkuesit në aeroportin “ Charles de Gaulle” të Parisit, njoftuan zyrtarët. Mes tyre ishte një foshnjë 21 muajshe dhe disa fëmijë të pashoqëruar.

Dy pasagjerë u arrestuan fillimisht si pjesë e një hetimi për trafikimin e qenieve njerëzore, por u liruan të hënën pasi u paraqitën para një gjykatësi, tha zyra e prokurorit të Parisit.

Gjykatësi i cilësoi ata si “dëshmitarë” të çështjes, një status i veçantë që sipas ligjit francez ofron më shumë kohë për hetime të mëtejshme dhe mund të çojë në ngritjen e akuzave ose në rrëzimin e çështjes.

Avioni A340 i firmës ‘Legend Airlines’ u ndal të enjten për furnizim me karburant në qytetin Vatry, ndërsa udhëtonte nga aeroporti Fujairah i Emirateve të Bashkuara Arabe për në Managua të Nikaraguas.

Policia e bllokoi avionin pasi kishte marrë të dhëna anonime se kishte gjasa që po transportonte viktima të trafikimit të qenieve njerëzore.

Prokurorët nuk kanë komentuar nëse destinacioni përfundimtar i pasagjerëve mund të ishin Shtetet e Bashkuara, ndërsa këtë vit është rritur numri i indianëve që kalojnë kufirin nga Meksika për në Shtetet e Bashkuara./ VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit