-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ky është fundi i Berishës”! Shehi-Kikia te “5Pyetjet”: Duhet opozitë e re

Kryesoret

Me këtë betejë opozita nuk ka fituar hiç gjë. Opozitë do të ketë dhe do të bëhet më e fortë dhe më e mirë”. Kështu u shpreh Dashamir Shehi në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” kur u pyet se çfarë do të ndodhë me Sali Berishën në arrest.

Gazetari Mentor Kikia tha se ky është fundi i Sali Berishës. Ai kërkoi që mendjen e ftohta në opozitë të reagojnë për të shpalosur alternativa të reja përtej Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Unë mendoj se është fundi i udhës për fat të keq të opozitës. Opozita është përtej një partie, fryma që përmbledh qasjen që janë kundër qeverisë. Kjo gjë nuk ndodhi në kohën e duhur, mori kohë dhe për fat të keq po vazhdon që të marrë.

Nuk do të doja të bëhej politikë me vendimet e drejtësisë. Nuk do të doja që drejtësia jonë të merrte këtë rol, por nëse rezultati është ky, nuk do të dua të shikojë në burg asnjë pa prova dhe fakte.

Do të ishte një dëm shumë më i madh sesa i bëjnë politikës këta njerëz. Ka rrugë të tjera që Berisha të shkojë te vendi i rrugicës së vet që po i vjen vërdallë. Absolutisht mendoj se ky është fundi.

Do ta ngushtojë këtë grup dhe do ta shndërrojë në një grup fanatik që e shikojnë si idhull. Mendjet e ftohta duhet të thonë, se një opozitë pa Berishën dhe Bashën mund të jetë më e mirë” tha ai.

Shehi: Jo te Berisha, ky është defekti i madh ku çalon drejtësia e re

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit