-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është ish-ushtari i UÇK-së që u dogj brenda makinës

Kryesoret

Në orët e para të mëngjesit të Krishtlindjeve, Policia e Kosovës u njoftua se një automjet po digjej. Ishte ora 01:20, ndërsa në vendngjarje u gjet automjeti i shkrumbuar së bashku me një viktimë. Në njoftimin paraprak, Policia shkruante se kishte të bënte me një ‘vdekje të dyshimtë’.

“Vetura e djegur është një golf 2, ndërsa viktima dyshohet të jetë Sh. K. I lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësit përgjegjëse për rastin si dhe prokurori kujdestar”, thuhet në njoftim.

Dyshimet e para lidheshin me një vetëvrasje, megjithatë, me urdhër të prokurorit të rastit cilësohet “Vdekje e dyshimtë “ dhe mbetjet nga trupi i pa jetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim.

Ndërsa kanë kaluar disa orë, në media është bërë i ditur identiteti i viktimës, dhe mësohet se bëhet fjalë për Shefqet Krasniqin.

Për humbjen e tij ka shkruar një zyrtar i Nismës, Zafir Berisha i cili thotë se Krasniqi ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Prehu në paqe Shefqet Krasniqi. Tronditëse është lajmi për vdekjen tënde o njeri i mirë. Ishe shembull në këtë botë, si prind, si shok, si luftëtar i UÇK-së në shërbim të Kosovës,, nuk e ke meritu të largohesh nga kjo botë kështu dhe në këtë kohë!”, ka shkruar Berisha.

Digjet një person brenda makinës, dyshimet e para

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit