-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ja çfarë tha shefi i mbrojtjes izraelite për aksione në Irak, Jemen dhe Iran

Kryesoret

Ndërsa trupat izraelite intensifikojnë luftën në Gazë për eliminimin e Hamasit, Izraeli vazhdon të jetë objektiv i sulmeve të vazhdueshme nga drejtime të ndryshme.

Përmes një paralajmërimi të martën, shefi i mbrojtjes së Izraelit tha se vendi i tij do të veprojë menjëherë ndaj atyre që guxojnë ta sulmojnë atë, ndërsa la të kuptohet se Izraeli kishte ndërmarrë veprime ndaj aktorëve në disa shtete.

Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, la të kuptohet të martën se Izraeli kishte ndërmarrë aksione në Irak, Jemen dhe Iran si kundërpërgjigje për sulmet ndaj Izraelit, ndërsa lufta me militantët palestinezë të udhëhequr nga Hamasi po zgjerohet në Rripin e Gazës dhe më tej.

“Jemi në një luftë me shumë fronte dhe po sulmohemi nga shtatë drejtime të ndryshme: Gaza, Libani, Siria, Judea dhe Samaria të Bregut Perëndimor, Iraku, Jemeni dhe Irani. Tashmë kemi reaguar dhe vepruar në gjashtë nga këto vende. Dua ta bëj të qartë se kushdo që vepron kundër nesh është një objektiv i mundshëm, nuk ka imunitet për askënd”.

Që nga shpërthimi i luftës në Gazë, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, ushtria izraelite ka thënë se ka reaguar ndaj sulmeve nga Libani dhe Siria dhe se ka bastisur militantët në Bregun Perëndimor.

Izraeli nuk është shprehur publikisht për veprime të tilla në Yemen, nga ku organizata Houthi, e lidhur me Iranin, ka goditur Izraelin me raketa me rreze të gjatë veprimi dhe dronë dhe ka sulmuar anijet në Detin e Kuq.

Po ashtu, Izraeli nuk është shprehur publikisht se ka vepruar në Irak, ku një grup i armatosur pro-iranian tha javën e kaluar se kishte goditur me dronë qytetin port të Eliatit në Izrael./VOA

Artikulli i plotë këtu.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit