Qendra tregtare “Metropol” në Lushnje u përfshi dje nga zjarri duke asfiksuar mbi 40 persona. Fatmirësisht nuk pati viktima. Banorët ankohen se zjarrfikësja nuk kishte ujë dhe mjete.
Xhezmi Metushi, shef zjarrfikëses Lushnjë tha se 10 banorë rrezikuan jetën si dhe 3 punonjës të zjarrfikëses.
Sipas Metushit ende nuk ka dalë shkaku pse ndodhi zjarri, ndërsa shtoi se vatra mund të jetë nisur nga kati i katërt në një dyqan këpucësh.
”Shumë e vështirë. Është pallat shumë katësh. Kishim shumë vështirësi. Në si bashku u ngrit shteti në këmbë. Mbi 10 zjarrfikëse.
Rreth 10 banorë rrezikuan jetën por i evokuam në kohë. 3 punonjës zjarrfikëse rrezikuan jetën. Akoma nuk ka dalë shkaku.
Nuk bëjmë ne përllogaritje dëmesh. Mendojmë se mund të ketë ardhur nga kati i katërt. Ambientet e një dyqani këpucësh. Objekti ishte në flakë. Nuk ka asnjë vatër zjarri. Ua jap me garanci” tha Metushi.