-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Instituti i Historisë bën bilancin: Qeveria na mbylli pas 15 vitesh

Kryesoret

Instituti i Historisë ka bërë bilancin e një viti pune ndërsa njofton mbylljen e tij në kuadër të ristrukturimit nga Akademia e Shkencave.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Instituti i Historisë thekson se pas 15 vitesh aktivitet shkencor do të mbyllet zyrtarisht.

Postimi i plotë:

Stafi i Institutit të Historisë, fotoja e fundit 2023 në ASA, institucionin që tashmë edhe zyrtarisht mbyllet pas 15 viteve aktivitet shkencor.
Duke ndarë urimet për 2024 dhe natyrisht, duke shkëmbyer opinione për çështje e sfida të përbashkëta në fushën e historisë dhe të ardhmen e Institutit, aktivitetit, botimeve dhe standardit të lirisë akademike.
Bilanci ynë për 2023? Botim special (5 vëllime, Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX”, 4 monografi të botuara, 1 në vlerësim, 16 monografi në proces, 9 vëllime dokumentare të botuara, 15 referime në konferenca shkencore ndërkombëtare, 48 referime në konferenca shkencore në Shqipëri e hapësirën shqiptare, 2 botime (kapituj libri) në UK, 8 artikuj shkencorë në vendet e BE, 23 artikuj shkencorë në “Studime Historike”, “Kosova” dhe “Albanian Studies”, 35 recensa shkencore, etj.
Ne mendojmë se është një bilanc pozitiv sidomos për një ekip prej 18 studiuesish, që mbulojnë mesjetën, periudhës osmane, rilindjen, si dhe periudhën e krijimit të shtetit deri në ditët e sotme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit