-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria i jep 200 milionë Lekë Kombëtares për “Euro 2024”

Kryesoret

Qeveria miratoi financimin me 200 milionë lekë të reja të Federatës Shqiptare të Futbollit, për mbështetjen e ekipit kombëtar në kampionatin Europian që pritet të mbahet në Gjermani. Në vendimin e qeverisë të bërë publik këtë të premte, bëhet me dije se transferta bankare duhet të bëhet brenda muajit mars, pasi FSHF të ketë paraqitur dokumentacionin justifikues për shpërndarjen e fondit.

VENDIMI

V E N D I M PËR FINANCIMIN E FEDERATËS SHQIPTARE TË FUTBOLLIT, PËR MBËSHTETJEN E EKIPIT KOMBËTAR TË FUTBOLLIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 13, të ligjit nr.79/2017, “Për sportin”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Financimin, në masën 200 000 000 (dyqind milionë) lekë, të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), për mbështetjen e Ekipit Kombëtar të Futbollit, në kuadër të UEFA EURO 2024.

Fondi i përcaktuar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, transferohet në llogarinë e FSHF-së në bankën e nivelit të dytë “Union Bank”, sh.a., me numër llogarie 111141628020115, dhe përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2023 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, përkatësisht, në llogarinë ekonomike 604 “Transferta të brendshme”, në programin buxhetor 08140 “Zhvillimi i sportit”.

FSHF-ja, brenda muajit mars 2024, paraqet në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dokumentacionin justifikues/transfertat bankare për shpërndarjen e fondit sipas veprimtarisë për të cilën do të përdoret ky fond.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit