-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shefja e BKH-së, por edhe SPAK-u! Garda merr në mbrojtje drejtësinë e re

Kryesoret

Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme, mes të cilave edhe përcaktimi i personaliteteve shtetërore, që do të merren në mbrojtje nga Garda e Republikës. Janë vendosur mbrojtje nga trupat e Gardës të kreut të BKH-së, Aida Hajnaj, gjyqtarëve të GJKKO-së dhe prokurorëve SPAK-ut. Po ashtu, mbrojtja është shtuar edhe për AKSHI-n dhe Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

VENDIMI

V E N D O S I:

I. Në vendimin nr.597, datë 13.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

1. Në shkronjën “g”, të pikës 1, fjalët “ … dhe Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit;” zëvendësohen me “… , Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, gjyqtarët e gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; …”.

2. Në shkronjën “b”, të pikës 2, pas nënndarjes “iv” shtohen nënndarjet “v” dhe “vi” me këtë përmbajtje:

“v. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit;

vi. Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.”.

II. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për    zbatimin e këtij vendimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit