Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku mësohet se një makinë ka përplasur një të moshuar, i cili është dërguar në spital me urgjencë.
Raportohet se 70 vjeçari ka marrë lëndime por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i makinës ndërkohë është dërguar në komisariat.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 29.12.2023, në afërsi të Muzeut, shtetasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin 70 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.