Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi i tha sot Edi Ramës se demokratët nuk do ta falin kurrë masën e arrestit në shtëpi për liderin e së djathtës, Sali Berisha. Më tej, në një deklaratë për media demokrati theksoi se tani është momenti që të gjithë të ngrihen kundër qeverisë.
“Vendosën pa asnjë provë, fakt dhe dokument, bazuar në falsitet. Edi Rama me një akt urrejtje politike, urdhëroi mercenarët e tij Arben Kraja, ish-xhelat i komunizmit, Enkelejda Millonain e lidhur me krimin dhe Irena Gjoka e shkarkuar nga Sali Berisha, që të vendosnin Sali Berishën në arrest shtëpie.
Me këtë akt e rendisin Shqipërinë krahas diktaturave të Rusisë, Ugandës, etj. këto masa tejkalojnë edhe ato që Putin vendosi ndaj Navalnit. I ka kapur tmerri na humbja e kontrollit ndaj opozitës.
Me asnjë masë dhe asnjë vendim Sali Berisha nuk do të mposhtet. Edi Rama, PD nuk do ta falë kurrë vendosjen në arrest të liderit të saj Sali Berisha. PD u bën thirrje anëtarëve të vazhdojmë betejën” tha ai.