Zyrtarë të drejtorisë së policisë së Tiranës në orën 14:50 minuta janë futur në shtëpinë e Sali Berishës në rrugën “Mustafa Matohiti”.
Dy oficerët i kanë komunikuar ish-kryeministrit vendimin e Gjykatës së Posaçme. Irena Gjoka ndryshe nga sa kërkoi SPAK mbikqyerje policore 24 orë, vendosi që kontrolli policor të jetë periodik dhe jo me efektivë tek dera.
Pas oficerëve të policisë është ngjitur në shtëpinë e Berishës edhe avokati i tij, Sokol Mëngjesi që do të jetë prezent në këtë moment procedural.