Gazetari i Al Quds, Jabr Abu Hadros dhe familjarët e tij thuhet se u vranë në një bombardim izraelit që synonte shtëpinë e tyre në kampin e refugjatëve Nuseirat, në qendër të Rripit të Gazës.
Lajmi është konfirmuar nga vetë agjencia mediatike Al Quds përmes një postimi në rrjetet sociale.
Që nga fillimi i luftës në tetor kanë humbur jetën 106 gazetarë si pasojë e bombardimeve dhe sulmeve mes Hamasit dhe Izraelit.