-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan: Opozita “shfrytëzon” mosmarrëveshjen mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Kryesoret

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka fajësuar partitë opozitare për “shfrytëzimin” e një mosmarrëveshjeje mes dy klubeve më të mëdha të futbollit turk dhe zyrtarëve sauditë.

Finalja e Superkupës së Turqisë, e cila duhej të luhej të premten në Arabinë Saudite, u shty për kohë të papërcaktuar, pasi klubet rivale nga Stambolli, Galatasaray dhe Fenerbahce, nuk pranuan të dilnin në fushë dhe u kthyen në Turqi.

Qindra tifozë të të dy klubeve shkuan në aeroportet e Stambollit para agimit për t’i përshëndetur dhe brohoritur ekipet e tyre.

Në një komunikatë të përbashkët të premten, Federata e Futbollit e Turqisë dhe klubet i cituan “pengesat në organizim” si arsye për shtyrjen e ndeshjes, si dhe e falënderuar Arabinë Saudite për përpjekjet e saj për ta organizuar ndeshjen.

Megjithatë, mediet vendore raportuan se mosmarrëveshja u shkaktua nga veshja e fanellave nga lojtarët me themeluesin laik të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, dhe bartjen e një pankarte me moton: “Paqe në shtëpi, paqe në botë”.

Viti 2023 shënoi 100-vjetorin e shpalljes së Turqisë moderne nga Ataturk, dhe të dyja klubet kishin bërë trysni që ndeshja të luhej në atdhe e jo në Arabinë Saudite.

Më herët, mediet raportuan se himni i Turqisë nuk do të lëshohej dhe se flamujt turq nuk do të lejoheshin në stadium, por zyrtarët turq i mohuan këto raportime.

Mosmarrëveshja u bë temë e nxehtë debati gjatë fundjavës dhe u raportua shumë nga mediet opozitare. Megjithatë, mediet pro-qeveritare, klubet, federata e futbollit dhe politikanët turq heshtën për këtë temë./ REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit