-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova pa viza, Berisha: Turpi mbuloftë armikun Edi Rama

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar për liberalizimin e vizave për Kosovën, qytetarët e së cilës nga dita e sotme do të lëvizin të lirë në zonën Schengen.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shprehet se Iiberalizimi i vizave është një arritje e madhe dhe plotësisht e merituar për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Berisha nuk ka kursyer as akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa shprehet se “Turpi mbuloftë armikun e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës, argatin e Beogradit, shqipfolsin albanofob Edivin Kristaq Rama”.

“Një arritje për t’u përshëndetur

Të dashur miq, Iiberalizimi i vizave sot me 1 janar është një arritje e madhe plotësisht e merituar për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj. Prej vitesh Kosova ka plotësuar çdo kriter për këtë vendim realisht historik.

Por kjo është një goditje e rëndë dhe e merituar për argatin, puthadorin e Vuçiçit, që me urdhër të këtij të fundit do të bëhej i vetmi qeveritar në rajon dhe Europë që pafytyrësisht si armik i egër i qytetarëve të Kosovës dhe lirive të tyre kërcënonte e lobonte për anulimin e këtij vendimi dëshprimisht edhe pasi ky vendim ishte votuar në Parlamentin Europian.

Një urim të përzemërt për qytetarët e Kosovës për kartolinën më të bukur për vitin 2024 që morën sot nga BE.

Turpi mbuloftë armikun e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës, argatin e Beogradit, shqipfolsin albanofob Edivin Kristaq Rama. Rroftë Kosova,” shkruan Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit