Sipas gjetjeve paraprake, 4 persona humbën jetën dhe 36 persona u plagosën si pasojë e përmbysjes së autobusit të pasagjerëve në zonën Akçadağ të autostradës Malatya-Kayseri.
Një autobus pasagjerësh i kompanisë Medine Turizm, i cili po shkonte nga Stambolli në Malatya dhe emri i shoferit nuk dihej, është përmbysur në distriktin Akçadağ Develi raportojnë mediat turke.
Kamioni i cili po udhëtonte në të njëjtin drejtim dhe targa e të cilit nuk dihej, është përplasur me autobusin e përmbysur.
Nga aksidenti kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 36 persona.
Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në spitalet e ndryshme të qytetit.
Ministri i Drejtësisë Yılmaz Tunç bëri të ditur se ka nisur hetimi për aksidentin rrugor ku një autobus pasagjerësh u përmbys në lagjen Akçadağ të Malatyas, ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 36 persona.