-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nga dritarja: Ja pse prej dy vitesh sulmoj “Skapin”

Kryesoret

Në fjalën e tij nga dritarja e shtëpisë, Sali Berisha tregoi arsyen se pse prej 2 vitesh ai sulmon Prokurorinë e Posaçme.

Sipas Berishës, vetëm pak muaj më parë, në zyrat e Altin Dumani mbërrin dosja zyrtare, e firmosur nga zyrtarë, në të cilën dëshmohet se falangat e partisë së krimit, meqenëse nuk fitonin Hasin, kërkonin të eliminonin kandidatin e PD”.

“Të dashur miq, ju keni konstatuar se në dallim nga çdo politikan, në këtë vend, unë kam sulmuar me ashpërsinë më të madhe prej dy vitesh Skapin si organizatë kriminale, si grupe të strukturuara kriminale.

Sot do u them shkakun themelor.

Në çdo gjë që kemi në vlerat tona politike, supervlerë ne kemi votën e lirë.

Por në qoftë se Edi Rama, ministrat e tij, Dumani, Doshi e me radhë, Gjiknuri, Manja, e të tjerë, janë vrasës të saj në terren, Dumani, Kraja dhe horat e tjerë janë vrasës të saj në dosjet që nuk i hapin kurrë.

Miqtë e mi, këta janë laro. Këta janë armiq të lirive tuaja, të lirive të shqiptarëve.

Këta, për ata që ndajnë me kriminelët në qeveri, janë gati të shkelmojnë mbi lirinë tuaj më themelore, votën.

Vetëm pak muaj më parë, në zyrat e ekstremistit Altin Dumani mbërrin dosja zyrtare, e firmosur nga zyrtarë, në të cilën dëshmohet se falangat e partisë së krimit, meqenëse nuk fitonin Hasin, kërkonin të eliminonin kandidatin e PD.

Dumani është një vrasës si ata. Fsheh krimin e tyre dhe del përgjërohet në publik.

Unë ju ia jap fjalën ju se atë fytyrë siç e ka do ua nxjerr para shqiptarëve.

Se ata do të jenë si armë e diktaturës so marrin nga populli opozitar përgjigjen që meritojnë”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit