-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“The Guardian”: Serbia shtet i kapur, problem për Ballkanin dhe BE-në

Kryesoret

Prestigjiozja britanike “The Guardian” në një editorial për Serbinë dhe zgjedhjet e fundit, e ka cilësuar shtet të kapur e problematik për Ballkanin dhe Bashkimin Evropian.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që fitoi me Partinë Progresiste Serbe (SNS), i ka lavdëruar zgjedhjet duke i quajtur “më të pastrat dhe sinqertat” në histori.

Megjithatë, “The Guardian” e ka cilësuar si emër të gabuar për partinë SNS. Meda prestigjioze ka përmendur raportin e organizatave ndërkombëtare mbikëqyrëse për zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Procesi cilësohet se u zhvillua “në kushte të padrejta”, të dëmtuara “nga anshmëria e mediave, presioni ndaj punëtorëve të sektorit publik dhe keqpërdorimi i burimeve publike”.

Janë vënë re edhe “parregullsi serioze” e raste të frikësimit, përfshirë edhe blerjen e votave. Ka pasur akuza se serbët nga Bosnja janë futur me autobusë në masë për të votuar në Beograd.

Një nacionalist autokratik, instinktet politike të së cilit u farkëtuan në epokën e Millosheviçit, Vuçiç përdor gjithashtu fuqinë dhe ndikimin për të nxitur mosmarrëveshje në Ballkanin perëndimor, ku fushatat ndarëse etnike serbe mbështeten nga Beogradi.

Por ambicia për ta tërhequr Serbinë brenda orbitës së BE-së dhe larg nga ndikimi rus, ka zbutur kritikat e perëndimorëve në shkallë kompromisi, veçanërisht që nga koha e pushtimit të Ukrainës nga Rusia” thuhet në shkrimin e “The Guardian”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit