-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plani i Dan Hutrës/ Hekurat e prerë dhe çarçaf si litar, pritej vetëm ndërrimi i turneve

Kryesoret

Të tjera detaje janë mësuar nga parandalimi i ngjarjes së rëndë në burgun e Fierit, ku i burgosurit përjetë, Dan Hutra në bashkëpunim me  tre të paraburgosur të tjerë kishin thurur plan për t’u arratisur nga burgu.

Dan Hutra përmes shtypjes së tenxhereve kishte krijuar mjete prerëse për  zgavrën e hekurit, ku më pas do të kalonte duke përdorur një çarçaf lidhur në formë litari.

Gjatë kësaj kohe, ishte bërë e mundur  prerja e një zgavre, ndërsa kishin mbetur për t’u prerë edhe dy tjera, të cilat nuk dihet se sa kohë do të donin.

Dyshohet se 4 të burgosurit kishin në plan të shfrytëzonin ndërrimin e  turnit të rojeve në burgun e Fierit për t’u larguar nga qelia.

Të përfshirë në planin e arratisjen ishin 3 të burgosur nga Vlora për vjedhje. Geraldo Veizi, Martin Kapllani dhe Feti Kovaçi. Dyshohet se plani u organizua gjatë festave të fundvitit.

Fotot/Ja si Dan Hutra dhe grupi i tij tentuan të prisnin hekurat e qelisë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit