-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fotot/Ja si Dan Hutra dhe grupi i tij tentuan të prisnin hekurat e qelisë

Kryesoret

Ditën e sotme i burgosuri përjetë Dan Hutra tentoi një arratisje si nëpër filma nga burgu i Fierit, ku vuan dënimin e tij për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave.

Ai bashkëpunoi me tre tjerë, me Martin Kapllani, Geraldo Veizaj dhe Feti Kovaçi, të tre të akuzuar për vjedhje, të cilët nisën planin duke prerë zgarën prej hekuri të dritares me mjete te improvizuara.

Pamjet e publikuara tregojnë sesi të burgosurit kanë tentuar të presin hekurat e qelisë për të bërë të mundur arratisjen.

Hutra ka arritur që përmes shtypjes së tenxhereve të krijonte mjetet prerëse për të prerë zgavrën e hekurit ku më pas do kalonte duke përdorur një çarçaf të lidhur në formën e litarit.

Dyshohet se 4 të burgosurit kishin në plan të shfrytëzonin ndërrimin e turnit të rojeve në burgun e Fierit.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e sigurisë në dhomën e Dan Hutrës, u gjetën mjetet e përgatitura për arratisjen, konkretisht një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara për të prerë kangjellat e dritareve.

Tentoi arratisjen/ Kush është Dan Hutra? I burgosuri përjetë dhe vrasësi i 3 grave

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit