Gjashtë ditë pasi gjykata e Posaçme e mbylli Sali Berishën në arrest shtëpie, oficerët e policisë së Tiranës i kanë shkuar për kontroll. Oficerët do të kontrollojnë zbatimin e masës së sigurisë.
Ditët e fundit në media ka pasur një debat lidhur me faktin që ish-kryeministri thuajse cdo ditë ka dalë në dritare ose ballkon duke u folur militantëve që mblidhen poshtë pallatit të tij.
A është kjo thyerje e masës së sigurisë? Kjo mbetet për t’u vendosur nga oficerët e policisë, se çfarë raporti do i dorëzojnë prokurorit të SPAK-ut.