-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

La 4 fëmijë jetimë! Dyshimet dhe pistat, pse i dha fund jetës gruaja në Durrës?

Kryesoret

Tronditëse! Një grua nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve, dyshohet se i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale.

Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. Denigrimi përmes rrjeteve sociale dyshohet se është bërë nga koleget e saj në një fasoneri në zonën e Fllakës në qytetin bregdetar.

Ngjarja ka ndodhur më datë 2 Janar 2024. Viktima është Bedrie Loka. Ajo kishte denoncuar edhe një vit më parë në Policinë e Durrësit se persona të panjohur i kishin hapur adresë false me identitetin e saj në rrjetin social TikTok dhe e përdornin për ta bullizuar.

Sipas policisë, 41-vjeçarja ishte e shqetësuar për këtë situatë. Policia ka nisur hetimet dhe po merr në pyetje të gjithë personelin e fasonerisë me qëllim për të zbuluar personin apo personat që kanë hapur adresën false me emrin e të ndjerës.

I hapën një profil denigrues në Tik Tok, vret veten me fotoksinë nëna e 4 fëmijëve në Durrës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit