Katër të vdekur dhe një i plagosur rëndë, ky është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur pasditen e sotme në Kalabri të Italisë.
Mediat fqinje raportojnë se aksidenti ndodhi pranë Montepaone në provincën e Catanzaros.
Viktimat janë tre gra dhe një mashkull, të gjithë të rinj – nga 20 deri në 35 vjeç.
Ata po udhëtonin drejt provincës së Reggio Calabria me një Fiat Panda, e cila u përplas me një Fiat Idea që po shkonte drejt veriut.
Viktimat janë Antonella Romeo, 19 vjeç, Elisa Pelle, 25, Domenico Romeo, 28 dhe Teresa Giorgi, 35. Ata mbetën të bllokuar në makinë dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat.
Dy makinat u shkatërruan plotësisht dhe kjo të bën të dyshosh se përplasja mes dy mjeteve ka ndodhur “kokë më kokë”. Aksidenti ka ndodhur menjëherë pas një kthese.