Specialistët e Qarkullimit Rrugor Krujë arrestuan qytetarin E. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor “Tiranë-Fushë Krujë”, ka aksidentuar qytetarin B. B., dhe djalin e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve, 4-vjeçari ka humbur jetë në spital.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan qytetarin A. S., 37 vjeç, banues në Shkozë, pasi në afërsi të Piramidës, dyshohet se i ka vjedhur motorin elektrik, një shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan qytetarin K. P., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, 45-vjeçari, gjatë shoqërimit në komisariat, ka kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan qytetaren A. S., 34 vjeçe, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e qytetares V. B.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Policisë Nr. 6 arrestuan qytetaren I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.