Mediat greke vazhdojnë që ta kenë kryefjalë vrasjen e 41-vjeçares shqiptare Xhorxhia Murati nga burri natën e ndërrimit të viteve më pas për tetë ditë inskenoi gjithçka edhe pse e kishte groposur vetë në pyll në Selanik. Viktima ishte në pritje të një fëmijë. Ajo u qëllua me thikë tre herë në qafë, ndërsa autori u ndihmua nga shoku i tij për të fshehur trupin.
Gazeta greke “Prothotema” ka publikuar një video kur 41-vjeçarja shfaqet dorë për dore me partnerin, pasi ky i fundit e kisha marrë nga puna dhe po ktheheshin në shtëpinë e tyre. 41-vjeçarja shtatzënë shihet duke ecur e shkujdesur së bashku me partnerin e saj, duke mbajtur në duar çanta pazari pak metra larg shtëpisë. ku jetonte çifti.