-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E plotë/ Mbesa dha dëshminë tronditëse, ja pse e vrau shqiptari kunatin (EMRAT)

Kryesoret

Janë mësuar detaje të reja në lidhje me vrasjen tronditëse të ndodhur në Volos të Greqisë, ku Fatmir Talellari 50 vjeç, vrau kunatin e tij pasi pretendon se i përdhunonte të bijën prej 9-të vitesh.

Erjon Pelivani, 33 vjeç, është viktima e kësaj ngjarjeje.

Sipas policisë greke, ka qenë pikërisht Tarellari ai që ka telefonuar autoritet dhe i ka njoftuar për vrasjen e kunatit.

Më vonë ai është paraqitur në rajonin e policisë dhe ka deklaruar se ka vrarë kunatin e tij, Pelivanin, pasi vajza e tij 18-vjeçare prej martesës së tij të parë, i kishte rrëfyer se 33-vjeçari e përdhunonte rregullisht në banesën e saj që në moshën 9 vjeçe.

Vajza ishte mbajtur nën presion psikologjik prej Erjon Pelivanit, madje ai kohët e fundit e kërcënonte se do të publikonte foto dhe video gjatë akteve intime që ata kishin së bashku.

Pasi vajza e denoncoi tek babai i saj, ky i fundit bleu një armë dhe në vazhdim u kërkoi bashkëshortes së tij ti kërkonte të vëllait të vinte ta ndihmonte për një punë.

Pasi të dy burrat dolën në aksin që lidh Volosin me fabrikën e cimentos, në një shesh të izoluar autori fiku makinën dhe pasi nxorri armën e qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend.

Mbas rrëfimit të autorit forcat e policisë shkuan në vendin që ai iu tregoi dhe gjetën trupin e viktimës.

Autori do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie ndërse gjatë orëve në vazhdim pritet të merret në pyetje edhe viktima tjetër e kësaj tragjedie, vajza 18-vjeçare e autorit e cila pritet të tregojë detaje rrëqethëse të vuajtjeve të saj nga Erjon Pelivani.

“Më ka abuzuar daja që kur isha 9-vjeçe”-Vajza i rrëfeu tmerrin të atit, ai vrau kunatin me armë gjahu

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit