Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në banesën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Perash” të Shkodrës. Ishin vetë familjarët që e kanë gjetur të vdekur shtetasin A. M.
Paraprakisht, në trupin e 47-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe dyshohet se humbja e jetës është prej shkaqeve natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes.