-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mjeku në Gaza: Situatë tragjike, ne duhet të vendosim se kush do shpëtojë e kush jo

Kryesoret

“Ju duhet të vendosni se kë do të shpëtoni dhe kë duhet të lini të vdesë”. Këto janë fjalët e një kirurgu kanadez i cili sapo është kthyer nga Gaza, pasi ka kaluar dy javë duke punuar në Khan Younis në pjesën jugore të enklavës.Anas Al-Kassem ka detajuar vendimet e pamundura që duhet të marrin mjekët e fundit të mbetur, pasi stafi, pajisjet dhe furnizimet janë jashtëzakonisht të ulëta në mes të ofensivës së Izraelit.

Al-Kassem i tha CNN të mërkurën se gjendja e sistemit shëndetësor të Gazës ishte “më e keqe nga sa prisja”.

“Unë mendoj se është më keq se sa prisja të jem i sinqertë me ju”, tha ai për CNN, duke shtuar se bombardimet izraelite në Gaza kishin qenë më intensive se sa ai kishte përjetuar duke punuar në Aleppo gjatë luftës civile në Siri.

“Sistemi i kujdesit shëndetësor nuk ishte ndoshta më i miri për shkak të rrethimit të Gazës për vite,” tha ai, duke shtuar se në luftën aktuale “ishte në prag të kolapsit dhe 100% u shemb.”

Mungesa e furnizimeve adekuate mjekësore ka ndikuar në objektet e mbetura të kujdesit shëndetësor në territor, tha ai.

“Ne kemi një mungesë të madhe të pajisjeve, të furnizimeve mjekësore, ju e dini, aparatin e skanimit CT, dhe gjëra të tilla, e lëre më mungesën e barnave të tilla si analgjezisë, antibiotikëve etj”, tha ai, duke shtuar se ai duhej t’u bënte qepje pacientëve pa anestezi, në mënyrë që ta ruante për operacione me të mëdha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit