-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafikonin drogë dhe armë/ Shkrihet banda shqiptare në Belgjikë, 18 të arrestuar (EMRAT)

Kryesoret

Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacioneve të përbashkëta  mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale Kriminale të Belgjikës ka rezultuar me finalizimin e operacionit “Antwerp” i cili kishte si qëllim shkatërrimin e një organizate kriminale që drejtohej nga shqiptarët në Belgjikë.

Gjatë operacionit janë vënë në pranga në Belgjikë, 18  pjesëtarë të kësaj organizate kriminale, 12 prej tyre shtetas shqiptarë, ata trafikonin drogë dhe armë nga Amerika e Jugut në Belgjikë.

Në pranga përfunduan: Zirkret Pepa, Valdrin Markaj, Vitor Berisha, Fatos Markaj, Sami Berisha, Gëzim Shabani, Alban Ferma, Artan Vigani, Nehat Berisha, Flamur e Fatmir Deluci, Bujar Hoxha.

Njoftimi:

Gjatë këtij operacioni, Policia belge ka kontrolluar 19 banesa dhe ambiente të tjera në qytetit e Antwerpit.

Si rezultat i hetimeve të përbashkëta me Policinë shqiptare, bazuar në informacionet e siguruara gjatë hetimit, Policia Federale Kriminale e Belgjikës ka arrestuar 18 shtetas (12 prej tyre shqiptarë dhe 6 shtetas nga vende të tjera), pjesëtarë të organizatës kriminale që trafikonte drogë dhe armë, nga Amerika e Jugut në Belgjikë.

Shtetasit shqiptarë të arrestuar gjatë operacionit janë:

V. M., 45 vjeç, V. B., 49 vjeç, F. M., 52 vjeç, S. B., 64 vjeç, N. B., 42 vjeç, F. D., 34 vjeç, F. D., 60 vjeç, Z. P., 50 vjeç (alias Ch. S.), B. H., 50 vjeç, G. Sh., 41 vjeç, A. F., 29 vjeç dhe A. V., 42 vjeç.

Vijojnë hetimet e përbashkëta për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij grupi, identifikimin dhe kapjen e pjesëtarevë të tjerë të grupit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit