9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: I kemi treguar botës se Rusia mund të ndalet

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha të mërkurën se forcat ushtarake të vendit të tij i kanë treguar botës së ushtria ruse mund të ndalet, por se qeveria ukrainase ka nevojë të madhe që aleatët perëndimorë të dërgojnë sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore, për të ndalur valët e njëpasnjëshme të dronëve dhe raketave ruse.

Në Vilnius, ndalesa e tij e parë gjatë një vizite dyditore në vendet balltike, presidenti ukrainas Zelenskyy u takua me presidentin lituanez Gitanas Nauseda.

Më pas, zoti Zelenskyy tha se “kemi provuar që Rusia mund të ndalet, se parandalimi është i mundshëm”.

Por, ai shtoi se “na mungojnë së tepërmi sistemet moderne të mbrojtjes ajrore, ato që na duhen më shumë”, për të luftuar ndaj valëve të sulmeve ajrore ruse. Mbi 500 dronë dhe raketa kanë goditur Ukrainën në periudhën 29 dhjetor – 2 janar.

Zoti Zelensky pranoi megjithatë se rezervat janë të pakta në vendet që munden ta ndihmojnë Ukrainën.

“Depot janë bosh”, tha ai. “Dhe ka shumë sfida për mbrojtjen botërore”.

UKRAINA SYNON TË NGREJË INDUSTRINË E MBROJTJES

Ndërsa lufta po mbush dy vite, Ukraina shpreson të zgjerojë industrinë e saj të mbrojtjes dhe të punojë për projekte të përbashkëta me vende të tjera për të prodhuar më shumë municion dhe armë.

Zyrtarët ukrainas që shoqërojnë në këtë udhëtim zotin Zelenskyy nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi me Lituaninë për prodhimin e përbashkët të armëve. Marrëveshja të tjera të tilla pritet të nënshkruhen gjatë takimeve në Letoni dhe Estoni të enjten.

“E dimë se sa e lodhshme është kjo luftë e zgjatur dhe jemi të interesuar në fitoren e plotë të Ukrainës sa më shpejt që të jetë e mundur”, u tha gazetarëve presidenti lituanez Nauseda.

Tre vendet e vogla të Evropës Lindore janë ndër aleatët më të vendosur politikë, financiarë dhe ushtarakë të Ukrainës. Shumë njerëz në këto vende balltike shqetësohen se mund të bëhen objektivi i ardhshëm i Moskës./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit