-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beogradi arreston një serb: Filmoi ushtrinë dhe lidhjet, na spiunoi te Shqipëria

Kryesoret

Mediat në Beograd njoftojnë se është arrestuar një serb me inicialet “D.R” nën dyshimin se spiunuar duke qenë bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë në vitin 2022.

Ai vendosi kontakte me strukturën e sigurisë që funksionon nën autoritetin e institucioneve të përkohshme të Prishtinës” shkruan “B92”.

Më tej artikulli vijon duke theksuar se “ai ka vepruar duke punuar sipas urdhrave dhe detyrave të strukturave duke u angazhuar në mbledhjen e të dhënave përkatëse politike, të sigurisë dhe ekonomike, të cilat ishin objekt i interesit të shërbimit inteligjent të Shqipërisë”.

Në zbatimin e aktiviteteve të sipërpërmendura, ai (spiuni) përfshiu disa nga lidhjet e tij të ngushta, të cilët me urdhër të tij zbatuan më tej detyrat e marra nga Forcat e Armatosura shqiptare duke krijuar kështu një lloj rrjeti inteligjence.

Ai ka filmuar fshehurazi lëvizjet e forcave të sigurisë serbe në zonën e komunës së Rashkës, në radhë të parë të njësive të Ushtrisë Serbe. Synimi ishte të mblidhte sa më shumë materiale video për “shënjestrat” ​​dhe t’ia dorëzonte shërbimit inteligjent të Shqipërisë.

Ai pati kontakte të drejtpërdrejta me përfaqësues të shërbimit inteligjent të Shqipërisë në disa raste. Më së shumti është takuar me ta në Maqedoni dhe Shqipëri” mbyllet artikulli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit