Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë pamje nga fusha e vjetër ajrore e Gjirokastrës, vendi ku do ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut. Gara pritet të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti.
“Mirmëngjesi dhe me këto pamje nga fusha e vjetër ajrore e Gjirokastrës, ku në bazë të studimeve të kryera me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare në zonën Sarandë-Gjirokastër, do të ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut, gara për të cilin pritet të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Aeroporti i katërt i vendit, nuk do të ndërtohet në Sarandë siç ishte planifikuar por në Gjirokastër. Tenderi për aeroportin e jugut është anuluar disa herë, ndërsa pritet të hapet një garë tjetër për në Gjirokastër.
