-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthim i fuqishëm në Mitrovicë, 13 persona të lënduar

Kryesoret

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Kçiq në Mitrovicë ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 13-14 persona.

Dyshimet e para sipas asaj që raportohet janë se shpërthimi mund të ketë ardhur nga një bombol gazi.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku theksoi se bazuar në informacionet e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi.

“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informacionet e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi”, ka thënë Zahiti për mediat kosovare.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit