Një tërmet ka shkaktuar lëkundje të tokës gjatë mesnatës rreth orës 23:17 të cilat janë ndjerë deri në Tiranë.
Raportohet se tërmeti ishte i magnitudës 4.6 shkallë rihter.
Mësohet se epiqendra ishte Dushk i Fierit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në gjithë Shqipërinë e mesme, që nga Fieri, Lushnja, Divjaka, Kavaja, Elbasani, Tirana.
Pak minua më pas, është shënuar edhe një tjetër lëkundje, me magnitudë rreth 3 ballë, në po të njëjtën epiqendër.