Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke i cilësuar protestat e qytetarëve si një sinjal të fortë pakënaqësie dhe një kërkesë për më shumë transparencë dhe përfaqësim.
Duke folur në Parlamentin Europian, Salis theksoi se mobilizimi qytetar në Shqipëri duhet ndjekur me vëmendje nga institucionet europiane.
“Shqipëria është vërtet një model për Europën këtë javë. Shumë njerëz kanë dalë në shesh për të protestuar kundër një qeverie që nuk po mbron interesat e popullit… Mendoj se Europa duhet ta vëzhgojë me shumë kujdes atë që po ndodh në Shqipëri.”
Sipas saj, protestat nuk janë vetëm një reagim i momentit, por një shprehje më e gjerë e kërkesës për drejtësi dhe ndryshim në shoqëri.









