-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetarja te “5Pyetjet.al”: Si u nis RENEA për të kapur Haton, në fund i vrau qenin

Kryesoret

Rreth 50 forca të policisë së Shkodrës, FNSH por edhe një grup i RENEA zhvilluan një kontroll të befasishëm në një fshat të Shkodrës për arrestimin e Eljon Hato i shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen “Metamorfoza”.

Ky operacion nuk u finalizua pasi Hato nuk ndodhej në atë banesë. Bilanci i vetëm ishte vrasja e qenit. Shtëpia ku u bë kontrolli është e vëllait të Eljon Hatos, Elkier Hato. Ky i fundit akuzon shefin e komisariatit të policisë së Shkodrës Idriz Daulle si i paguar nga grupe kriminale për të dëmtuar familjen Hato.

Gazetarja Emi Kalaja në një bisedë për “5Pyetjet.al” nga Shkodra dha më shumë informacione mbi ngjarjen dhe dinamikën si ndodhi. “Ka pasur informacion nga grupet operative se mund të arrinin në gjurmët e Eljon Hatos brenda banesës së të vëllait që ndodhet në fshatin Grudë.

Por policia edhe pse kaloi murin rrethues pa mandat kontrolli, nuk ka gjetur asnjë gjurmë. Operacioni rezultoi i pasuksesshëm. Vëllai i Eljo Hatos ka pasur rezerva për shefin e komisariatit dhe e ka konsideruar ngjarjen të dhunshme. Për këtë ka bërë edhe një denoncim” tha gazetarja Emi Kalaja.

Forcat e policisë së Shkodrës dhe RENEA u desh të hipin mbi muret rrethuese dhe të presin telat me gjemba që rrethojnë këtë shtëpi ku mendohej se strehohej Eljon Hato por u larguan pasi aty nuk ndodhej askush. Ajo që lanë pas janë një qen i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit