-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati “hap letrat” te “5Pyetjet.al”: “Luani” që do të dënojë Berishën 5 herë përjetë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar SPAK-ut që t’i japë leje që të shkojë në Kuvend në seancën e radhës ditën e enjte. Por SPAK-u i ka kërkuar që të shkojë në të njëjtën ditë për t’u pyetur. Kjo do të jetë hera e parë që ish-kryeministri do të shoqërohet me forca policie për t’u marrë në pyetje.

Avokati Idajet Beqiri, një nga kundërshtarët e fortë të ish-kryeministrit, thotë në një intervistë për “5Pyetjet.al” se kërkesa e Berishës për leje është drejtuar gabim, pasi duhet të ishte në gjykatë dhe jo në prokurori.

Ai do të vuajë këtë masë deri kur çështja të shkojë në gjyq. Nëse merr pafajësi vijon detyrën, nëse dënohet humbet mandatin. U njoha me kërkesën. Në radhë të parë kërkesën e ka dërguar gabim tek SPAK, mesa duket avokatët vazhdojnë ta çojnë në qorrsokak, tani duan ta çojnë në burg atë, sepse edhe kërkesa të tilla janë jo profesionale dhe që nuk përputhen me ligjin” tha ai.

Edhe nëse kërkesa do të shkojë, Beqiri shprehet se trupi gjykues do ta rrëzojë. “Ky është qytetar i pabindur që nuk reflekton. Dyshimet e arsyeshme nuk po i konsideron si reflektim që të tregohet njeri ligjor, duke qenë se nuk po e bën një gjë të tillë, por që po shkel për masën e sigurimit kjo do të ndikojë në mos pranimin e kërkesës nga gjykatës. Do i thotë Berishës, “zotëri keni dalë mbi ligjin”.

Në fund, avokati deklaron Sali Berisha do të dënohet të paktën me 5 dënime përjetë. “Kjo dosje është një “mushkojë” e vogël. “Luani” për Berishën është 21 Janari që do të përgjigjet për atë sepse ka bërë vrasje me paramendim.

Gërdeci, që krijoi kushtet për t’u bërë një Hiroshimë në mes të Tiranës, 26 të vdekur dhe 300 invalidë. “Luani” është Piramidat dhe 3 mijë e ca të vrarët, CEZ-DIA, ku janë marrë të pastra miliona. “Luani” janë edhe një mori aferash të tjera korruptive, si privatizimi i ARMO-s. Berisha me këto minimumi do të ketë 5 dënime me burgim të përjetshëm” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit