Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit per Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, O’Brien në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos.
Kurti ka thënë se zyrtari i lartë amerikan ka shprehur vlerësim për siç thotë Kurti progresin ekonomik dhe demokratik të arritur në Kosovë.
Po ashtu Kurti ka theksuar se O’Brien ka njohur përmbajtjen e Kosovës ndaj sulmeve dhe provokimeve që po bëhen, duke iu referuar raporteve me Serbinë.
AI ka thënë se SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm.
”Një kënaqësi për t’u takuar me O’Brien pas mbërritjes në Davos. Ai shprehu vlerësimin për progresin ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe pranoi përmbajtjen tonë përballë sulmeve dhe provokimeve. SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, ka shkruar Kurti në platformën “X”, të martën.
A pleasure to meet w/ 🇺🇲 Asst Sec O’Brien upon arriving in Davos. He expressed appreciation for 🇽🇰’s economic & democratic progress and acknowledged our restraint in the face of attacks & provocations. The US is a treasured friend & ally. We look forward to continued cooperation. pic.twitter.com/wORkZW5zeI
— Albin Kurti (@albinkurti) January 16, 2024