Drejtoresha e Institutit të Statistikave (INSTAT), Elsa Dhuli hodhi poshtë të gjitha pretendimet në media se nga censusi i fundit që u zhvillua në fund të vitit të kaluar në Shqipëri janë vetëm 1.7 milionë qytetarë rezidencë. Shefja e statistikave deklaroi se ende nuk janë përpunuar të dhënat, të cilat zyrtarisht do të dalin në muajin Qershor.
“Nuk ka 1.7 milionë rezidencë, informacioni është i pasaktë. Ende nuk ka dalë numri ekzakt i rezidentëve në Shqipëri. Unë kam një staf të ngushtë dhe profesionist që po merret me përpunimin e të dhënave.
Lidhur me procesin e gjobave duhet të mbyllim procesin, ta analizojmë dhe më pas do të fillojmë me proceset e tjera. Deri tani nuk kemi parashikuar asnjë rrezik për paraqitjen e të dhënave në qershor” tha Dhuli.