-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Pjesë e një bande kriminale, kapet shqiptari në Peru

Kryesoret

Policia e Perusë ka arrestuar një shqiptar i cili ka qenë i shumëkërkuar nga autoritetet franceze. Duke bashkëpunuar me Interpolin dhe nga informacionet që dhanë autoritetet franceze u vu në pranga Oltjon Belulaj, 34 vjeç, i cili mbante edhe një mbiemër tjetër.

Kreu i Interpolit në Peru, Kolonel Jose Luis Quiroz deklaroi për mediat vendase se Belulaj kërkohej në Francë për “import të lëndëve narkotike për organizatën kriminale”.

Urdhër arresti nga autoritetet franceze ishte lëshuar ndaj tij në vitin 2022 dhe pas një monitorimi të historikut të tij të fluturimeve, u arrit të kapej të martën në mëngjes në aeroportin “Jorge Chávez” me qëllim ekstradimin e tij në Francë. Mësohet se Belulaj nuk ka dhënë informacion lidhur me aktivitetin e tij në Peru pasi nuk flet spanjisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit