Policia njoftoi sot se ka arrestuar një 42-vjeçar, pasi dyshohet se abuzonte me një vajzë të mitur. I arrestuari mësohet se është mjeku kirurg Dervish Hasi. Policia dyshon se shfrytëzonte një vajzë të mitur rreth 16 vjeçe. E prezantonte si gruan e tij të tretë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan Dervish Hasin 42 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.
Hasi është një person i njohur për policinë. Ai ka qenë i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.
Shfrytëzonte të miturën për prostitucion, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë