-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj miratoi komisionet/ Bardhi: Turp! Do ta çojmë në Kushtetuese

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi reagoi ashpër pasi Presidenti Bajram Begaj dekretoi ligjin e ndryshuar për Komisionet Hetimore Parlamentare. Deputeti demokrat tha se sot kreu i shtetit e humbi mundësinë për të qenë mbi palët dhe se ligji do te cohet ne Gjykaten Kushtetuese.

Nëse lexon njoftimin e Presidentit do të gjeni aty parimin, që Presidenti i vendit tim ka mbi zbatimin e Kushtetutës. Begaj citon edhe një të pavërtetë, që kanë qenë deputetët e opozitës që kanë shmangur mundësinë për dialog politik. Opozita prej tre muajsh është në një betejë për të kërkuar të drejtat e saj dhe në cdo mesazh të drejtuar prej meje, kemi shprehur gatishmërinë për të gjetur zgjidhje dhe për të dialoguar.

Ka qenë shumica ajo që nuk ka pasur asnjë reflektim, por ka shtuar masat agresive dhe arrogante ndaj opozitës në Kuvend. Ditën e hënë unë e kam njoftuar kabinetin e Presidentit mbi atë që do të bënin deputetët e opozitës. Nuk kishte asnjë surprizë për të. Turp, kjo që bëri sot e thellon krizën parlamentare” tha ai.

Por Presidenti deklaroi se opozita nuk ofroi asnjë zgjidhje për kompromis edhe pse si kryetar shteti e ftoi të kërkonin kompromis, por nuk e bënë, sipas tij. “Në të vërtetë, periudha nga miratimi i ligjit, deri në përfundimin e afatit 20-ditor për shpalljen e tij, u ezaurua pa asnjë demarsh për të ofruar dhe gjetur zgjidhje kompromisi, gjë që mban në këmbë si objektiv qëllimin për bllokimin e hyrjes në fuqi të ligjit, por rrëzon si të paqenë objektivin për “diskutimin dhe miratimin konsensual të ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore”.

Presidenti dekreton propozimet e qeverisë për Komisionet Hetimore!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit