Një aksident rrugor është regjistruar pranë urës së Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku janë përfshirë një motomjet dhe një automjet.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar për gjendjen e personave të përfshirë në aksident.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e përplasjes. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë gjithashtu praninë e efektivëve të policisë dhe bllokim të pjesshëm të qarkullimit në zonë.
/5pyetjet.al









