Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me reshje dhe stuhi në disa pjesë të territorit. Disa nga akset që kanë probleme me qarkullimin janë; Rruga e Arbrit, në Murrash, që ndodhet në Librazhd, por edhe në veri e jug. ARRSH bën bilancin e parë këtë mëngjes.
“Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet sidomos në zonën Veriore të vendit, duke sjellë rënie gurësh e materialesh në trup të rrugës
në segmentet Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj, Hani i Hotit-Tamarë, Bogë-Theth, Ura e Zapodit-Shishtavec, Elbasan-Librazhd
Grupet e punës të mirëmbajtjes me mjete kanë punuar pa ndërprerje për të siguruar qarkullim normal
Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale” mbyllet njoftimi.