Reshjet e dëborës në veri, verilindje dhe juglindje kanë sjellë problemet e para me qarkullimin. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton për akset me probleme dhe u kërkon shoferëve kujdes.
“Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin💦 duke sjellë rënie gurësh e materialesh si në Skuraj-Burrel, të cilat janë pastruar menjëherë nga grupet e punës🦺duke mos lejuar të krijohet vështirësi në qarkullim🚖
🗻Në zonën veriore ka pasur reshje dëbore me intensitet dhe erë💨si në Ura e Zapodit-Shishtavec në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, Klos, Peshkopi, Bajram Curri-Fierzë, në Tropojë❄️
🌨️Në mëngjes edhe në Qafë Thanë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar🌨️
🚧Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren pa ndërprerje 🚜
Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme🚘
⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore” mbyllet njoftimi.