-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqi/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar i cili abuzoi me një 8-vjeçare

Kryesoret

Një 56-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi në 19 janar, pasi dyshohet se për rreth 7 vite ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, e cila aktualisht është 16 vjeçe.

56-vjeçari shqiptar raportohet të ketë lindur në Sarandë, u arrestua mëngjesin e së shtunës në zonën e Patisias, pas kontrolleve të punonjësve të policisë së Nëndrejtorisë për Mbrojtjen e të Miturve dhe më pas u arrestua.

Sipas mediave greke, 56-vjeçari duke përfituar nga shoqëria që kishte krijuar me nënën e vajzës kishte kryer marrëdhënie seksuale për të herë parë me të miturën kur kjo e fundit ishte 8 vjeçe, duke e përdhunuar.
Thuhet se përgjatë 7 viteve në vazhdim ai ka komunikuar me të miturën përmes aplikacioneve dhe se me kërkesën e tij e mitura i ka dërguar foto të saj, ku duket gjysmë e zhveshur.

Policia greke ka deklaruar se gjatë kontrollit në shtëpinë e 56-vjeçarit, u gjetën dhe u konfiskuan një sasi e madhe provash dixhitale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit