Ministri i Brendshëm, Taulant Balla së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Rrumbullaku dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp ku zbuluan detaje nga operacioni i koduar “Tempulli 2”.
Kreu i policisë bëri me dije se operacioni ka nisur që në muajin dhjetor në të gjithë territorin e vendit, teksa në fund të tij janë arrestuar 273 persona të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Ministri Balla konfirmoi se gjatë operacionit u goditën 7 grupe kriminale, teksa u sekuestruan dhe armë pa leje. “Gjatë këtij operacioni, kemi një numër të konsiderueshëm të armëve pa leje.
Paketa e sigurisë së shkollave do të forcohet me ligj dhe çdo vepër që ndodh pranë shkollave, do të dënohet me ligj”, tha Balla. Në Tiranë u sekuestruan mbi 5 kg kokainë, kanabis, 5 pistoleta, një kallashnikov dhe shuma të konsiderueshme lekësh.