Komisioni për mbrojtjen e magjistratëve miraton kërkesën e gjyqtares Arnisa Këlliçi për mbrojtje të posaçme nga garda e republikës për një afat kohor 3 mujor me të drejtë rishikimi në fund të këtij afati.
Vendimi erdhi pas kërkesës në KLP të gjyqtares së Shkallës së Parë në Tiranë, ku kërkonte mbrojtje fizike pas marrjes së një letre kërcënuese.
Në përmbajtjen e letrës kërcënuese gjyqtarja tha se përmendeshin dhe fëmijët e saj.
“E dashur Arnisa. Keni dy fëmijë ….. dhe ….. Mendoni për ta! Si mund të rroni ju, e jo ata e kjo është e vërtetë. Me respekt”, thuhet mes të tjerash në letër.