Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në Samitin rajonal të Shkupit, ku liderët e rajonit janë takuar së bashku me përfaqësues nga Bashkimi Evropian dhe SHBA. Rama u ndal te bashkëpunimi rajonal, ku tha se për integrimin e një tregu të përbashkët ekonomik, qeveritë e vendeve të Ballkanit duhet ta harrojnë historinë dhe t’i lënë mënjanë ngjyrat e flamujve. Ai shtoi se për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe integrimin rajonal, duhet që flamuri i BE të jetë i vetmi që duhet të mbizotërojë gjatë diskutimeve teknike mes vendeve të rajonit.
“Them se problematika mes asaj që marrin vendet anëtare me atë që ne marrim është dëshpëruese. Konvergjenca është dëshpëruese dhe ky është fakt. Një vend fqinj që është në BE merr 400 mijë për qytetarë, ndërsa ne 130. Ky është problemi, mbase nuk jemi më të mirët që mund të gjeni në Europë, por gjithsesi ekziston dëshpërim në këtë pikë.
A mund ta paramendoni ku mund të ishim nëse BE mund të ishte më serioze. Është një proces që ndodh njëherë në vit, një ditë, prandaj filluam me Ballkanin e Hapur, ishte një lloj për projekte ditore, ishte qëllim për luftën e forcës. Derisa presim, le të aderohemi vetë ne. Të gjithë thonë jo jo.
BE do të ketë zgjedhje, për momentin nuk është në pozicion të leverdishëm, kur ata janë në formë të mirë ne kemi në formë të keqe, kur jemi ne në formë të mirë ata janë në formë të keqe. Shpresoj që do të vazhdojmë”, tha Rama.
LIVE-Samiti i Shkupit, Rama: Brukseli do të përshpejtojë integrimin e Ballkanit








